Parcela të tëra me grurë janë rrafshuar nga stuhia në fshatin Turan të Korçës. Moti i keq me shi e breshër kanë sjellë dëme të mëdha në bujqësi e sidomos në kulturën e grurit.
Në fshatin Turan të njësisë Drenovë janë rreth 20 hektarë me grurë dhe elb të dëmtuara, ose ndryshe 35-40% e sipërfaqes totale të mbjellë me këtë kulturë.
“Janë thyer kallinjë, nuk bëhen më! Shiheni vete sa shumë është dëmtuar ka rënë në tokë afro 50%. Unë kam bërë shpenzime, i kam hedhur DAP, nitrat, ure, shumë shpenzime dhe tani nuk pres të marr as 50 mijë lek nga prodhimi i mbetur”, tha një fermer.
Fermerët, ndryshe nga institucionet thanë se asnjë specialist I bujqësisë nuk ka dalë në terren për evidentimin e dëmeve. Ata kërkojnë kompensim, duke theksuar edhe dëmet në kulturat të tjera bujqësore.
“Të gjitha të mbjellat i ka dëmtuar, por sidomos foraxheret e grurin. Ishte stuhi e madhe me breshër. Ne kërkojmë të vijnë specialistët e bujqësisë se s’kanë ardhur fare. Të evidentojnë dëmet dhe të na kompensojmë se ne këtë vit nuk presim të marrim prodhim”, thanë të tjerë fermerë.
Drejtoria e Bujqësisë tha se në gjithë njësinë e Drenovës janë kultivuar 500 hektarë me grurë, por dëmet e para raportohen vetëm në Turan në një sipërfaqe prej 20 hektarësh.
Fitimi ndahet me shtetin, humbjet mbaji për vete. Kapitalizëm hesapi
PërgjigjuPo cfare dreqin kompensim kerkoni ju?! Shteti,apo natyra ua hodhi bresherin? Mos flisni budallalleqe tani.Atij blektorit qe sot i ngordhen disa lope nga qe rane ne kontakt me telat e korrentit te lena aktive e te paizoluara,ai meriton 100 % kompensim,bile me teper se eshte faji i shtetit per ato tela te lena ne ate menyre,jo juve.
PërgjigjuKa 33 vjet që shqiptarët veprojnë me ekonomi tregu dhe ky drenovari kërkon kompensim!
Përgjigju