Brexit, Apeli i Blair për BE: Të
tregohen fleksibël për lëvizjen e lirë
Ish –kryeministri britanik, Tony Blair, është shprehur se liderët e Bashkimit Europian mund të tregohen fleksibël për sa i përket marrëveshjes së palëve për lëvizjen e lirë pas Brexit.
Ish –kryeministri britanik, Tony Blair, është shprehur se liderët e Bashkimit Europian mund të tregohen fleksibël për sa i përket marrëveshjes së palëve për lëvizjen e lirë pas Brexit.
Gjatë një interviste për BBC, Blair u shpreh se Britania mund të qëndrojë në një BE të reformuar dhe se dalja nga tregu i përbashkët është një pozicionim i dëmshëm për vendin.
Disa liderë të Bashkimit Europian mund të jenë të përgatitur të tregohen fleksibël në lëvizjen e lirë të njerëzve, për ta ndihmuar Britaninë të qëndrojë në tregun e përbashkët.
Kështu shprehet ish-kryeministri britanik, Tony Blair, për programin “Today” në rrjetin BBC. Një mundësi sipas tij është që Britania të qëndrojë në një Bashkim Europian të reformuar, një program që vetë Europa tashmë po shqyrton.
Qeveria këmbeëgul se Brexit do t’i japë Mbretërisë së Bashkuar kontroll më të madh të kufinjve të saj, por Blair argumenton se situata në Europë ka ndryshuar krahasuar me një vit më parë.
Kryeministrja aktuale, Theresa May, është zotuar të mbajë nën kontroll emigrimin në Bashkimin Europian dhe ka përsëritur angazhimin e saj për uljen e migracionit neto në disa dhjetra mijëra persona.
Por kryenegociatori i unionit Michel Barnier është shprehur se lëvizja e lirë e njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitaleve, pra parimet kyçe të tregut të përbashkët, janë të pandashëm, e për këtë arsye Britania nuk mund të qëndrojë në tregun e përbashkët.
Ish-kryeministri Blair e sheh si dëmtues këtë pozicionim të vendit. Ai nxiti lidershipin e Partisë Laburiste të përkrahë një pikëpamje radikalisht të ndryshme për Europën.
Blair gjithashtu është ndalur edhe në një analizë të zgjedhjeve të përgjithshme në Britani. Ish-kryeministri argumentoi se humbja e konservatorëve ishte vota e qytetarëve për të ndaluar një Brexit të rëndë dhe për të refuzuar mandatin qe Theresa May po kërkonte.
Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.5%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4578
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Resorti nga Kushner në Sazan/ Muça: Imazh në interes të Shqipërisë! Nga Ballkani, vetëm Rama do jetë në ceremoninë e betimit të Trump
15 Janar, 22:42
-
Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën
15 Janar, 22:35
-
Vota e diasporës/ Kthupi në Repolitix: Mos prisni të bëjë ndryshime radikale, partitë e mëdha nuk e duan
15 Janar, 22:11
-
Muça: Ju iku Braimllari te PS! Basha i PL: Kush shkon te Rama përfundon në burg
15 Janar, 22:10
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Pres zgjidhje të konfliktit Prishtinë-Beograd! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10
-
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
15 Janar, 22:04
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45