Brexit,BE:Asnjë ndëshkim për
Britaninë,por të respektojë detyrimet

Brexit,BE:Asnjë ndëshkim për<br />Britaninë,por të respektojë detyrimet
“Mbretëria e Bashkuar nuk do të mund t'i evitohet detyrimit  për të paguar atë për cka është impenjuar deri në kohën kur do të jetë anëtar i BE” kështu u shpreh shefi i negociatave të BE Michel Barnier  i cili prezantoi  planin e tij të marrëveshjes për divorcin me Britaninë.

“Nuk bëhet fjalë për ndëshkim, por për faktin se Britania  duhet të paguajë për zgjedhjen e saj për të qënë jashtë BE-së. Bëhet fjalë për të respektuar me përgjegjësi të gjitha impenjimet e marra, të cilat kanë të bëjnë me mijëra aktivitete, apo projekte”, u shpreh Barnier.
 
Deri më tani Unioni ka kërkuar që Britania të paguajë rreth 40-deri në 60 miliardë euro, por nga ana tjetër e përditshmja britanike Financial Times citon se bëhet fjalë për 100 miliardë euro, shumë e kërkuar kjo nga Franca dhe Gjermania.

“Nuk do të paguajmë 100 miliardë euro” ishte përgjigjia e ministrit britanik i ngarkuar për daljen e vendit nga BE, David Davis.

 Negociatat duket se nuk do të jenë aspak të lehta pasi edhe kreu i Komisionit Evropian Juncker u duk shumë skeptik pas takimit me kryeministren britanike Theresa May.
 
Juncker së bashkë me Merkel janë shprehur se britanikët nuk mund të krijojnë iluzione se do të vijojnë të kenë përfitime.
 
Mbretëria e Bashkuar në 23 qershor të vitit të kaluar votoi për të qënë jashtë BE ndërsa negociatat për Brexit do të zgjasin 2 vite, negociata të pranuar tashmë nga të dyja palët.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin