Brexit, BE i jep Londrës vetëm 2 
javë kohë për të zhbllokuar negociatat

Brexit, BE i jep Londrës vetëm 2 <br />javë kohë për të zhbllokuar negociatat<br>
Bashkimi Europian i ka dhënë sot Britanisë së Madhe dy javë kohë për të qartësuar angazhimet e saj dhe veçanërisht financiare në negociatat për Brexit në përfundim të seancës së gjashtë të përpjekjeve që nuk kanë mundësuar një përparim për organizimin e divorcit të tyre.

Diskutimet që zgjatën vetëm një ditë e gjysmë kanë zbuluar pengesa të tjera, si rasti i Irlandës pasi Londra dhe Brukseli kanë pasur mosmarrëveshje mbi mjetet për të shmangur rikthimin e një kufiri me Irlandën.

Kryenegociatori i Bashkimit Evropian, Michel Barnier konfirmoi se evropianët kërkonin përgjigje urgjente, me angazhime të qarta dhe të sinqerta nga qeveria britanike për çështjen e Brexit.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online