Brexit, BE voton unanimisht
negociatat e daljes së Britanisë

Brexit, BE voton unanimisht<br />negociatat e daljes së Britanisë
Mjaftoi vetëm gjysmë ore dhe 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian aprovuan guidën e negociatave e cila parashikon daljen e Britanisë nga Unioni.

Dokumenti,-  u shpreh presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk,- u aprovua në unanimitet.

“Është një mandat solid i 27 vendeve anëtare, mandat i cili është gati për procesin Brexit” shtoi Tusk.

Pak para takimit presidenti i Komisionit Evropian Juncker mbështeti komentin e kancelares Merkel e cila tha se britanikët nuk duhet të krijojnë iluzione për lëshime evropiane.

“Duhet një raporti i mirë me Britaninë por duhet të mbrojmë interesat tona, dhe vetëm kur të vendosen aspektet kyce  të divorcit me BE do mund të flasim për të ardhmen e përbashkët” ishte mesazhi i Merkel.

Më i ashpër në reagimin e tij ishte ministri gjerman i cili mbështet idenë se Britania pas largimit nuk mund të ketë më avantazhe.

Edhe presidenti Frances Hollande u shpreh se Brexit do të ketë një cmim për Mbretërinë e Bashkuar.

Në 23 qershor të 2016 Britanikët votuan për të dalë nga Bashkimi Evropian ndërsa negociatat e proçesit Brexit priten të përfundojnë brenda 2 viteve.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Makina me turistë bie në kanalin e Butrintit, dy persona të plagosur! Njëri prej tyre në gjendje kritike

Makina me turistë bie në kanalin e Butrintit, dy persona të plagosur! Njëri prej tyre në gjendje kritike