Për herë të parë qeveria britanike ka publikuar formalisht strategjinë e saj e cila parashikon hapat sesi Britania do të dalë nga Unioni.
Dokumenti zyrtar përfshin 77 faqe, dhe u publikua një ditë pasi ligjvënësit votuan me shumicë në favor të një projekt-ligj që do t’i jape kryeministres May autoritetin që të t’i japë jetë në nenin 50 të Traktatit të Lisbonës - procesi formal të largimit nga BE.
Dokumenti përmban disa pika kyce sesi qeveria do të veprojë në ditët në vijim. Ai përmban strategji të cilat nuk u thanë në fjalimin e janarit të Theresa May.
Ja cilat janë disa nga pikat që përfshin dokumenti:
Së pari Mbretëria e Bashkuar do të kërkojë një marrëdhënie të re me Europën. Ndërsa Britania do të largohet nga tregu i përbashkët do të përpiqet të mbajë disa nga elementët e zonës së tregtisë së lirë.
Marrëveshje të reja tregtare do të bëhen me SHBA, Kinën, Brazilin, Australinë, Indinë dhe shtete të tjera në Gjirin Persik.
Qeveria shpreson se do të arrijë një marrëveshje mbi statusin e 2.8 milionë europianëve që jetojnë në Britani.
Dokumenti nuk garanton siguri në kufirin me Irlandën.
Qeveria është shprehur se do të përpiqet të mbrojë tregun e përbashkët qe ekziston me Irlandën e Veriut që është pjesë e Britanisë dhe me republikën e Irlandës e cila do të qëndrojë në BE.
David Davis, sekretar i shtetit u shpreh në Dhomën e Komunëve se Britania dëshiron që Unioni europian të ketë sukses politikish dhe ekonomikisht dhe afrimi për negociata do të bëhet në të mirë të të dyja palëve.
Në 23 qershor të 2016 britanikët votuan në referendum për t’u larguar nga BE, vendim i cili shkaktoi shumë reagime në Europë duke u cilësuar edhe si një tronditje për unionin.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com