Brexit, britanikët “ndërrojnë” mendje
Londra kërkon referendum të dytë

Brexit, britanikët “ndërrojnë” mendje<br />Londra kërkon referendum të dytë
Londra kërkon një tjetër referendum për largimin ose jo nga BE. Një peticion i nisur nga banorët e kryeqytetit, ka arritur të mbledhë 1.5 milionë firma dhe kërkon pikërisht një votim të dytë. Lajmi vjen vetëm një ditë pasi britanikët vendosën në shumicë që vendi të mos jetë pjesë e Bashkimit Europian. 

Peticioni është krijuar online që në 24 maj nga një qytetar britanik I quajtur William Oliver Healey ku thuhet “ I kërkojmë qeverisë të të implementojë një rregull ku nëse një prej alternativave, “mbetet” apo “largohet” ka më pak se 60 % të votave dhe pjesëmarrja është nën 75 përqind, atëherë nevojitet një tjetër referendum. Të enjten votuan 72,2 % e zgjedhësve, një shifër kjo mjaft e lartë në krahasim me 66 % e pjesëmarrjes në zgjedhjet e përgjithshme të vitit të kaluar, por gjithsesi nën pragun prej 75 % të kërkuar nga peticioni. 

Sipas ligjit mjafton që peticioni të ketë mbledhur mbi 100 mijë firma dhe merret në shqyrtim nga një komision I posaçëm parlamentar. “Londra është një metropol ndërkombëtar, duam të mbetet në zemër të Evropës dhe të jetë anëtare e BE-së”, thuhet në peticion. Po ashtu edhe Skocia e cila votoi të enjten për te qëndruar ne BE kërkon të mbajë një tjetër referendum për pavarësinë nga Britania. Qeveria skoceze ka kërkuar diskutime me Brukselin për të ruajtur vendin e saj në Europë.
 
 
Redaksia online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre