Brexit do t’i kushtojë Britanisë
së Madhe 40 miliardë euro

Britania është gati ti paguaj Bashkimit Evropian deri në 40 miliardë euro për të përfunduar marrëveshjen e “divorcit”.

Gazeta britanike, Telegraph, duke cituar tre zyrtarë “të lartë” raportoi se qeveria britanike ka arritur në përfundimin se pagesa është e vetmja mënyrë për ta përfunduar rrugën pa krye në negociatat aktuale me zyrtarët e BE-së.

Kjo është hera e parë që prej fillimit të procesit që në Britani është paraqitur një e dhënë për pagesë lidhur me Brexit.

Nga ana tjetër, Brukseli ka thënë se fatura e BRexit mund të jetë së paku 60 miliardë euro, janë shprehur se dëshirojnë progres të rëndësishëm për këtë kapitull, para se bisedimet të fillojnë për çështje shumë më të ndërlikuara. 

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove

Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove