Brexit, dorëhiqet ambasadori
britanik në BE,Sir Ivan Rogers 

Brexit, dorëhiqet ambasadori<br />britanik në BE,Sir Ivan Rogers 
Ndërsa Britania e Madhe bëhet gati të dalë nga Bashkimi Europian ,pëson edhe një tjetër humbje në Bruksel. 

Sir Ivan Rogers ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në BE  i konsideruar një nga ekspertët më të mirë britanikë ka dhënë dorëheqjen e tij nga detyra e tij.

Ndërkohë brenda tre muajsh merr jetë edhe artikulli 50 ku përcaktohen qartë hapat e daljes së Britanisë nga Unioni.

Ambasadori vendosi të dorëhiqet,vetëm një muaj pasi u publikua edhe një fjalim i tij off record ku ai kritikonte strategjinë e Brexit të qeverisë sëTheresa May. Sipas tij do të duhen të paktën 10 vite për të negociuar daljen nga BE dhe marrëveshje të reja tregtare me 27 vendet anëtare dhe jo 2 vite sic pretendohet.      

Ishte pikërisht Rogers i cili drejtoi  bisedimet e qeverisë Cameron me Unionin, sigurisht bëhet fjalë para referendumit të mbajtur në qershor. Ishte e qartë  që diplomati nuk mbështeste daljen e Britanisë nga Unioni.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf