Brexit, Gjosha: Integrimi
vijon, plotësojmë kushtet

Brexit, Gjosha: Integrimi<br />vijon, plotësojmë kushtet
Vendimin e britanikëve për daljen e Britanisë nga BE-ja,është cilësuar si një vendim i trishtë nga ministrja e integrimit shqiptar Klajda Gjosha. Por ministrja shtoi se për aq kohë sa vijon projekti i BE, do të vijojë edhe projekti i zgjerimit.

“Ky është një vendim i trishtë për BE, vendet e tjera dhe vetëm institucionet. Sondazhet tregojnë se të rinjtë kanë votuar pro qëndrimit në BE. Është e trishtë edhe për ne shqiptarët që duam të bëhemi pjesë e BE. Do doja që ky referendum të vinte si një mesazh i fortë për BE. Për sa kohë vijon projekti i BE duhet të vijojë edhe procesi i zgjerimit. Do shpresoja që Europa të bëhet më e fortë dhe më solidare. Projekti i BE vazhdon, projekti i zgjerimit po ashtu, dhe Shqipëria vijon me plotësimin e prioriteteve. Ky është një proces pa kthim”, tha ministrja Gjosha në një prononcim për Report TV nga Viena. 


Reagimet e politikës shqiptare minutë pas minute

Ora 13:15 Peleshi: Në dyshim e ardhmja e BE
Vendimin e britanikëve për daljen nga Unioni zv/kryeministri, Niko Peleshi e ka cilësuar si pika që ngre dyshime për të ardhmen e BE-së Në një status në rrjetin social Facebook Peleshi shkruan se BE është ëndrra e shqipëtarëve dhe populjve ballkanik prandaj tha ai "është një sfidë e përbashkët tashmë kthimi i këtij projekti në një frymezim për te gjitha popujt e Europës

"Sot mbushen 2 vjet nga dita e pranimit të Shqiperisë si vend kandidat i BE. Lajmi i BREXIT, që u lexua sot në të gjitha gazetat në krah të kafes së mëngjezit, padyshim ka ngritur shumë dyshime për të ardhmen e BE. Projekti i Europës për ne shqiptaret dhe popujt e tjerë aspirantë në Ballkan është dhe mbetet ëndrra dhe destinacioni i vetëm. Eshtë një sfidë e përbashkët tashmë kthimi i këtij projekti në një frymezim për te gjitha popujt e Europës."-shkruan Peleshi në rrjetin social Facebook. 

Ora 12:10 Berisha: Nje dite e trishte per te gjithe; fiton Brexit!
Nga ana e tij Ish kryeministri tha se kjo e premte është një ditë e trishtë. Berisha përmes një statusi në rrjetin social Facebook shkruan se "Per BE qe deri dje besohej si projekt i parikthyeshem dhe tani humbi njerin prej vendeve me kryesore te tij, humbi Britanine e Madhe dhe se bashku me te anetarin e keshillit te sigurimit me te drejte veto ne OKB, njerin nga dy fuqite e tij berthamore, vendin qe prodhon 1/6 e GDP se BE"

Ja statusi i plotë i Berishës
- Per UK, promotor kryesor i lires se tregut ne Europe dhe ne bote, rolin e ardhshem e te gjithanshem te saj ne kontinentin tone dhe dhe kontinente te tjera.
- Per BE qe deri dje besohej si projekt i parikthyeshem dhe tani humbi njerin prej vendeve me kryesore te tij, humbi Britanine e Madhe dhe se bashku me te anetarin e keshillit te sigurimit me te drejte veto ne OKB, njerin nga dy fuqite e tij berthamore, vendin qe prodhon 1/6 e GDP se BE

- Per te gjithe te tjeret qe konsiderojne integrimin ne BE si te ardhmen me te mire te vendit te tyre
- Per David Cameron, anglezin e madh qe ra ne kete beteje duke luftuar si luan por dhe duke deshmuar veten si kryeminisri me demokrat i planetit dhe vendin e tij te madh si vendin me te lire te kesaj toke! 


Ora 12:00 Bregu: Asnjë shkallë më poshtë se Katastrofë është kjo fitorja e Brexit në Britaninë e Madhe.
Ish minsitrja e Integrimit nga ana e saj tha se ky ishte një vendim i papritur madje shkruan se asnjë shkallë më poshtë se katastrofë është kjo fitore e Brexit.

*Lajmi në përditësim

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shtetet baltike dhe Polonia kërkojnë fonde nga BE-ja për mbrojte kufitare

Shtetet baltike dhe Polonia kërkojnë fonde nga BE-ja për mbrojte kufitare