Brexit, ja si reaguan fituesit 
Nigel Farage e  Boris Johnson

Brexit, ja si reaguan fituesit <br />Nigel Farage e  Boris Johnson
Fituesit e referendumit krahas votuesve britanik ishin kreu i Partisë për Pavarësinë e Mbretërisë së Bashkuar Nigel Farage i cili e konsideroi 24 qershorin ditën e pavarësisë dhe konservatori ish kryebashkiaku Boris Johnson i cili mendohet të jetë pasardhësi i Cameron.

Të dy këta politikanë ishin udhëheqësit kryesor të fushatës për daljen e Mbretërisë së Bashkuar nga BE-ja.

“Tashmë mund të këndojmë himnin tonë pa pasur pritur që Brukseli të na thotë çfarë është e gabuar.” u shpreh Farage.

“U drejtohem miliona votuesve që votuan kundër daljes, veçanërisht të rinjve, që mendojnë se ky vendim mund t’i izolojë. E kundërta është e vërtetë. Nuk do t’i kthejmë shpinën Europës, jemi pjesë e Europës dhe fëmijët, mbesat dhe nipërit tanë i pret një e ardhme e ndritur si europianë”, shtoi Johnson.

Fitues tjetër është Michael Gove, ministri i Drejtësisë i cili ka qenë një prej politikanëve që gjatë fushatës ka përdorur Shqipërinë si shembull negativ të shteteve që aspirojnë të anëtarësohen në BE.

Ai përdori foto ku tregohej prapambetja e Shqipërisë për të paralajmëruar qytetarët e tij se ç’mund të pësojë Britania nëse vende të tilla ia dalin të anëtarësohen dhe për të bindur njerëzit të votojnë pro daljes nga BE-ja.

Rezultatet e referendumit treguan se Votuesit e moshuar britanikë ishin ata që votuan më shumë për Brexit.

Redaksia Online
(M.Ç/shhqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre