Brexit,Juncker:Kush është jashtë
mbetet  jashtë, jo negociata

Brexit,Juncker:Kush është jashtë<br />mbetet  jashtë, jo negociata

“Dua t'u them  votuesve britanik  se nuk do të ketë  negociata, kush është jashtë mbetet  jashtë” u shpreh presidenti i Komisioni Europian Juncker në vigjilje të referendumit.

Rreth 46.5 milionë qytetarë britanik nesër do të votojnë në referendumin ku do të vendoset nëse Britania do të qëndrojë  apo jo në Union .Qendrat e votimit priten të hapen në orën 7 të mëngjesit.  Mbretëresha e Anglisë  ka vendosur të mos marrë pjesë me qëllimin për të mbajtur një qëndrim neutral bën me dije Buckingham Palace .

Në fjalimin e fundit kryeministri David Kameron u bëri thirrje britanikëve  të votojnë për qëndrim në BE.
Tërë procesi që përfundon me referendumin e nesërm, filloi si nevojë nga ritestimi i marrëdhënieve të Londrës me Brukselin. I pari  që imponoi idenë e daljes nga BE ishte lideri i Partsië antieuropiane Nigel Farage.

David Kameron në fillim të vitit 2014, kërkoi rishikim  të marrëdhënieve britaniko-evropiane dhe premtoi se nëse fiton në zgjedhjet në maj të vitit 2015, do të organizojë referendum për BE-në.



Redaksia online
(e.m/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre