Brexit,kostoja e daljes nga Unioni
dhe zëvëndësimi i ligjeve

Brexit,kostoja e daljes nga Unioni<br />dhe zëvëndësimi i ligjeve
Vetëm një ditë pasi Britania dorëzoi zyrtarisht ne Bruksel letrën e divorcit me BE, negociatat përmbajnë disa klauzola  që mund të vështirësojnë daljen e Mbretërisë së Bashkuar nga Unioni.

Brukseli kërkon që Londra të paguajë një biletë daljeje prej  60 miliardë eurove e cila sipas skeptikeve konsiderohet një shumë e lartë. Vetë ministri i Brexit David Davis u shpreh se vend ii tij nuk do të paguajë një shifër të tillë.

E pikërisht cështja e kostove financiare mund të vështirëosjë negociatat te cilat pritet te zgjasin dy vite.“ Ne flasim për një kosto daljeje e kërkuar nga BE. Në këtë pikë ka shumë spekulime.

"Zyrtarisht nuk ka një kërkesë zyrtare, negociatat ende nuk kanë nisur, unë jam e qartë se cfarë presin qytetarët britanike. Ne do të përmbushim detyrimet tona” u shpreh kryeministrja britanike Theresa May sipas së cilës marrëveshja tregtare, dhe mbrojtja e të drejtave të qytetarëve europiane në Britani  do të jenë në fokusin e saj.

Por ndërsa Mbreteria e Bashkuar po shpreson një raport special me BE, presidenti i këshillit Europan Tusk shprehet  se me fenomenin  Brexit nuk ka asnjë fitimtar.

Ndërkohë mijëra ligje të BE-së në Britani, që nga ai për punëtorët e deri tek mjedisi, pritet të anulohen dhe të zëvendësohen me ligjet e Mbretërisë së Bashkuar, në kuadër të një plani të ri.

Detajet e Draftit të Anulimit të Madh, siç njihet ndryshe, janë publikuar nga qeveria britanike një ditë pas nisjes së Brexit.

Në një deklaratë drejtuar anëtarëve të Parlamentit, sekretari për Brexit David Davis thotë se, “drafti i anulimit të ligjeve do t’u lejojë bizneseve të vazhdojnë edhe ditën pasi Britania të lërë BE-në, të informuara se rregullat nuk do të ndryshojnë “brenda natës”. 

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar