Brexit, Kryeministrja May: Do të
lëmë BE-në, por jo Europën

Brexit, Kryeministrja May: Do të<br />lëmë BE-në, por jo Europën
Britania e madhe ‘’ka vendosur të dalë nga BE’’, por gjithësesi ajo do të jetë partnere e vendeve europiane, për cështjet ekonomike, për luftën kundër terrorizmit, si cështjes së emergjentes së emigrantëve. 

Kështu ka deklaruar kreyministrja britnaike Theresa May në fjalimin e saj mbajtur në Firenze për Brexit. 

Ndër te tjera ajo tha se britania e madhe do të ofrojë garanci të plotë për të drejtat e qytetarëve të bashkimit europian, që janë rezidentë në vend. 

Britnaia e madhe dhe BE- konfirmoi kryeministrja , mund të jenë ‘’kreativë’’ për të stabilizuar një marëdhënie të re pas Brexit. ‘’sytë e botës’ janë drejtuar tek ne- tha më tej Teresa may, duke shtuar se është detyrë dhe përgjegjësi e londrës dhe brukselit të gjejnë një marëveshje për të mirën e të gjithëve.

Për këtë, ajo tha se është optimiste.

"Ne do lëmë Bashkimin Buropian, por nuk do të lëmë Europën’’ shtoi may e cila siguroi se ‘’në asnjë mënyrë’’ Mbretëria e Bashkaur nuk ka ndërmend të braktisë aleancën me vendet e kontinentit europian, dhe impenjimin e përbashkët për ‘’demokracinë, të drejtat e njeriut, dhe për mbrojtjen, por edhe kundër kërcënimeve ndërkombëtare , ndër të cilat citoi edhe programin nuklear të Koresë së Veriut.

"Ne nuk do t’I kthejmë shpinën 'Europës- konfirmoi kreyministrja britanike duke theksuar se suksesi I Bashkimit Europian , është thellësisht edhe në interesin kombëtar të Mbretërisë Së Bashkuar.  

Britania e madhe mbetet një anëtare krenare e familjes së kombeve europiane – saktësoi May. 

Ashtu siç edhe ishte njoftuar më herët, në një përpjekje për të zgjidhur ngërçin në negociata, Theresa May, tha se Brexit do të shkojë mirë, por gjithashtu shtoi se përgjegjësia është e përbashkët.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Rikthehet Festivali i Porto Palermos, 12 netë magjike në kalanë e ‘Ali Pashës’! Olen Cesari flet për Report Tv: Promovojmë Shqipërinë në botë

Rikthehet Festivali i Porto Palermos, 12 netë magjike në kalanë e ‘Ali Pashës’! Olen Cesari flet për Report Tv: Promovojmë Shqipërinë në botë