Brexit, Luksemburg kërkesë për t'u
bërë "shtëpia" e re e EBA-së

Brexit, Luksemburg kërkesë për t'u<br />bërë "shtëpia" e re e EBA-së
LUKSEMBURG-Pas fillimit të "divorcit" të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, Autoritetit Bankar Evropian (EBA) do t'i duhet të shpërngulet nga kryeqyteti britanik dhe ende nuk është përcaktuar se cili shtet do të jetë shtëpia e re e këtij institucioni.
 
Nga ana tjetër, ofertat nuk mungojnë, ku Luksemburgu është i pari që ka bërë kërkesën për të mirëpritur në territorin e tij këtë institucion.
 
“Kryeministri, Xavier Bettel i ka dërguar një letër presidentit të Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker dhe presidentit të Këshillit, Donald Tusk në të cilën ai kërkon vendosjen në vendin e tij të EBA-së, duke u bazuar në një marrëveshje të vitit 1965 mes shteteve anëtare”, është shprehur një zëdhënëse e Luksemburgut.
 
Gjithashtu ajo ka shtuar se kërkesa e Luksemburgut për të qenë "shtëpia" e re e EBA-së nuk është asgjë më shumë se zbatimi  një marrëveshjeje e cila vazhdon të jetë e vlefshme.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane