Brexit, Macron: Anglia duhet
të qartësojë qëndrimet e saj

Brexit, Macron: Anglia duhet<br />të qartësojë qëndrimet e saj
“Mbretëria e Bashkuar duhet të qartësojë pozicionin e saj për sa i përket negociatave për daljen nga Bashkimi Europian”, është shprehur presidenti francez, Emmanuel Macron, në lidhje me sugjerimin e Theresa May gjatë fjalimit të saj në Itali.

Ai ka shtuar se çështja e të drejtave të qytetarëve evropian në Britani, fatura e largimit dhe çështja e kufirit irlandez, janë çështje të cilat duhet të saktësohen përpara se të mund të zhvillohen negociata për sa i përket tregtisë mes Anglisë dhe Europës.

Gjatë të premtes, kryeministrja britanike, Theresa May, ka sugjeruar një periudhë dy vjeçare tranzicioni pas daljes së vendit nga Bashkimi Europian, gjatë të cilës vendi ishullor do të paguaj detyrimet ndaj BE-së, për “angazhimet” e marra përsipër.

Ky sugjerim i May është bërë gjatë një fjalimi të saj në Itali, me shpresën se kjo gjë mund të zhbllokonte negociatat e Brexit.

Nga ana tjetër, Marcon, i cili është lideri i parë evropian i cili reagon për sa i përket fjalimit të May, është shprehur se pas qartësuar çështjen e të drejtave të qytetarëve të BE-së në Angli, faturës së Brexit dhe kufirit irlandez, nuk mund të ketë zhbllokim të të negociatave.

Redaksia Online 
D.T/Shqitparja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në Shëngjin, Report Tv sjell pamjet me dron

Zjarri në Shëngjin, Report Tv sjell pamjet me dron