“Pritoritet për Mbretërinë e Bashkuar  është që të arrijë marrëveshjen më të mirë për daljen e vendit nga Unioni” ishte kjo deklarata që Mbretëresha Elizabeth dha gjatë fjalimit të saj në Parlamentin britanik,vetëm dy ditë  pas nisjes në Bruksel të negociatave ‘Brexit’.

Duke publikuar programin e qeverisë së re të Theresa May gjatë fjalimit tradicional, mbretëresha  u shpreh se konfirmon që ministrat e saj do të përkushtohen me punën në Parlament, me administrimin qendror   uke krijuar edhe terrenin e ardhshëm kur vendi do të jetë jashtë Unionit.

Madhëria e saj konfirmoi se qeveria e May do të rishohë edhe marrëveshjen e 1972, dokument ku Mbretëria u bë pjesë e Unionit.

Në këtë pikë do të ndërmerren politika të reja mbi emigracionin, sanksionet ndërkombëtare, siguria bërthamore dhe cështje të tjera ekonomike.

Mbretëresha gjatë fjalimit të saj në Parlament shoqërohej nga djali i saj Karlo, pasi bashkëshorti i Elisabeth u detyrua të shtrohej në spital për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore.

Në fjalën e saj Mbretëresha nuk përmendi aspak vizitën e supozuar në Presidentit Trump në Britani.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com