Brexit, Merkel: Shqetësime për
evropianët që jetojnë në Angli

Brexit, Merkel: Shqetësime për<br />evropianët që jetojnë në Angli
GJERMANI-Kancelarja Angela Merkel, gjatë një takimi të grupeve parlamentare të CDU-së dhe CSU-së,  është shprehur se Gjermania dhe partnerët e tjerë evropianë nuk e donin daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropaian.
 
Gjithashtu ajo ka deklaruar se qeveria gjermane do të impenjohet në mënyrë intensive për të zvogëluar pasojat që "divorci" mes Anglisë dhe BE-së do të ketë në jetën e qytetarëve evropian, të cilët jetojnë në Britaninë e Madhe.
 
”Një ndër shqetësimet konkrete të Brexit është e ardhmja personale e qytetarëve evropianë, veçanërisht për gjermanët dhe evropianë që jetojnë në Britaninë e Madhe. Qeveria gjermane do të impenjohet në mënyrë intensive për të zvogëluar në minimumin e mundshëm pasojat në jetën e përditshme të qytetarëve evropianë në Britaninë e Madhe”,  është shprehur Merkel.
 
Britania ka nisi ditën e sotme procedurën e largimit nga Bashkimi Evropian, një vendim që u mor në bazë të rezultatit të një referendumi i cili u zhvillua në qeshorin e vitit të kaluar.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar