Brexit në Gjykatën e Lartë,qeveria:
Jo vetëm parlamenti për nenin 50

Brexit në Gjykatën e Lartë,qeveria:<br />Jo vetëm parlamenti për nenin 50
Këtë të hënë Gjykata e Lartë britanike  do të nis një proçes të gjatë ku do të shqyrtojë rolin e paralamentit  për të nisur procedurat  e daljes së Britanisë nga Unioni.

11 gjyqtarët do të dëgjojnë  apelin e  qeverisë  e cila është kundër vendimit që vetëm parlamenti ka fuqinë  të fuqizojë artikullin 50 ku përcaktohen detajet e daljes së Mbretërsisë nga unioni. 

Dëgjesa do të zgjasë 4 ditë  ndërsa verdikti përfundimtar  pritet të jepet në Janar. Pak kohë më parë  gjykata vendosi që qeveria nuk  ka pushtetin për të fuqizuar artikullin 50 cka do të thotë se qeveria  nuk mund të ndërmarrë asnjë hap sa i pëket artikullit të Lisbonës ku përcaktohet hapat dhe bisedimet për largimin nga unioni.  E cilësuar kjo një goditje për kryeministren Theresa May.

Është Gjykata e Lartë  ajo që në fund jep verdiktin e sipas  së cilës ligji themelor i kushtetutës së Mbretësrisë  është se Parlamenti është Sovran. Sipas saj qeveria nuk mundet që e vetme të shfuqizojë të ashtuquajturin  neni. 50

Rezultati pritet të ketë  ndikime në  strategjinë  e kryeministres Theresa May për dalje nga  BE.

Redaksia Online
(E.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës