Brexit,negociatat Londër-Bruksel
del në dritë një tjetër pengesë

Brexit,negociatat Londër-Bruksel<br />del në dritë një tjetër pengesë<br>
Britania e Madhe pritet të largohet përfundimisht nga Bashkimi Europian më 31 dhjetor të vitit 2020. Ndërkohë që  vendi ishullor është duke negociuar një marrëveshje me Brukselin për sa i përket tregëtisë dhe lëvizjes së lirë të qytetarëve, një tjetër pengesë është shfaqur.

Gjatë vizitës së saj në Pekin, Kryeminsitrja e Anglisë Theresa May është shprehur se është e gatshme të pranojë një marrëveshje për tu dhënë të drejtat e rezidentëve shtetasve të BE gjatë periudhës së tranzicionit, e cila nis më 29 mars të 2019 dhe përfundon mbrëmen e fundit të viti 2020.

Por gjithashtu May ka shtuar se qytetarët e BE- së të cilët mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar gjatë periudhës së tranzacionit, nuk mund të kenë të njëjta të drejta me ata që kanë mbërritur më parë.

Ndërkohë për këtë deklaratë të May ka reaguar edhe Brukseli, duke u shprehur se të drejtat e shtetasve të Unionit gjatë periudhës së tranzacionit nuk janë të negociueshme, dhe mos pasja e dy standarteve për ta është e vetmja mënyrë që tranzacioni të funksionojë.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

112-vjetori i Pavarësisë, shqiptarët 'paralizuan' Athinën mbrëmjen e djeshme! Flamuj të shumtë, rrugë të bllokuara dhe muzikë shqip

112-vjetori i Pavarësisë, shqiptarët 'paralizuan' Athinën mbrëmjen e djeshme! Flamuj të shumtë, rrugë të bllokuara dhe muzikë shqip