“Këta shtetas kanë të drejtën e udhëtimit lirisht në të gjithë BE-në dhe mund të vizitojnë, jetojnë, studiojnë dhe në shumicën e rasteve punojnë në çdo shtet tjetër të unionit”.
Letra e datës 18 tetor, e cila është shkruar nga zyrtarët e seksionit të emigracionit i thotë një shtetasi rumun në një qendër të paraburgimit, se kërkesa e tij për strehim emergjent është refuzuar dhe ai duhet të marrë në konsideratë një vend tjetër. Në letër shkruhej: “Ju mund të largoheni duke u kthyer në Rumani ose në një shtet tjetër anëtar të BE-së, ku të gëzoni qasje në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut pa pengesa”.
Arrestimet dhe largimet e detyruara të shtetasve të BE-së nga Mbretëria e Bashkuar janë rritur ndjeshëm që nga votimi i Brexit, citon The Guardian. Kjo ka bërë që kritikët të pohojnë se Zyra Kombëtare synon qëllimisht të krijojë një mjedis armiqësor për emigrantët./“The Guardian
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com