Një peticion online që bën thirrje për një referendum të dytë për largimin apo qëndrimin e Britanisë së Madhe në BE vetëm në pak orë ka arritur të mbledhë një numër të madh firmash që dëshmojnë se rezultati ndoshta do duhej të ishte ndryshe.
 
Peticioni i thirrur nga Oliver Healey është publikuar në faqen zyrtare të internetit të Parlamentit britanik i cili supozohet ta marrë në shqyrtim pasi sipas ligjit britanik janë mbledhur firmat e duhura për këtë të fundit.

Kjo kërkesë sipas nismëtarëve të peticionit bazohet tek rezultati i referendumit të mëparshëm në të cilin votat pro ishin nën 60% dhe pjesëmarrja nën 75%, vendim ky që i hap rrugën një referendum të dytë.

referendum 2

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com