Duke folur në një konferencë për shtyp në orët e para të mëngjesit të së premtes, zoti Juncker tha: “Zhvillimi i sotëm i hap rrugë një kompromisi”. Megjithatë, ai pranoi se negociatat kishin qenë të vështira.
Nga ana tjetër, kryeministrja britanike Theresa May deklaroi se arritja në këtë pikë kishte kërkuar lëshime nga të dyja palët.
“Britania do të vazhdojë t’i përmbahet rregullave të tregut të brendshëm dhe Unionit Doganor, i cili, tani ose në të ardhmen, do të mbështesë bashkëpunimin veri-jug, ekonominë e ishullit tonë dhe do të mbrojë marrëveshjen e vitit 1998”, thuhet ndërkohë në një deklaratë për shtyp.
Se çfarë do të ndodhë me kufirin mes Irlandës së Veriut dhe Republikës së Irlandës ka qenë mes çështjeve të diskutuara. Liderja e partisë DUP, Arlene Foster përshëndeti stadin e arritur në bisedime dhe shprehu kënaqësinë që nuk do të ketë “vija të kuqe në detin irlandez”.
Kjo, pasi në rast të një shkëputjeje tërësore të Mbretërisë së Bashkuar nga Unioni, Irlanda do të ruante pjesëmarrjen në tregun e brendshëm të tij.
G.F. / Shqiptarja.com









