Ish- kryeministri polak e ka deklaruar në Parlamentin Europian se nisja e largimit të Anglisë nga unioni, ishte një test stresues për anëtarët e BE-së dhe kjo gjë nuk duhet t’i ndajë ata pavarësisht kostove.
“Nëse nuk arrimë të qëndrojmë të bashkuar, atëherë negociatat do të mbarojnë me një humbje tonën” , ka thënë ai.
Britania pritet të përfundojë procesin e Brexit më mars të viti 2019 dhe përpara komenteve të Tusk, të dyja palët i kanë shmangur komentet mbi fituesit dhe humbësit gjatë negociatave.
Ndërkohë që gjatë kësaj jave në Bruksel është diskutuar procesi i Brexit, Donald Tusk e ka vendosur theksin te ruajtja e unitetit të 27 anëtarëve.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com










