‘Brez pas brezi myzeqar’, Mbahet panairi i traditës në Patos, kryebashkiaku: Një ndër festat më të bukura

Fshati Zharrëz i Patosit u kthye në epiqendër të festës myzeqare. Panairi i traditës “Brez pas Brezi mbetem Myzeqar” solli kulinarin e shumëllojshme dhe ngjyrat e bukura të folklorit.

Produktet bio dhe gatimet tradicionale, përgatitur gratë myzeqare u ekspozuan në panairin ku morën pjesë përqeshës të pushtetit qendror e lokal, banorë, fermerë, dhe nxënës të shkollave.

 “Unë kam paraqitur sot gatimet kryesore që kane ardhur si trashëgimi nder breza, që janë trashëguar nga gjyshet tona dhe sot ne përcjellim. Këtu kam kulaçin me mblac, byrekun e zonës tonë, kabuninë dhe pulën me përshesh  Është një festë që duhet të vazhdojë  pasi përcjell traditën dhe zakonet e zonës tonë.”-tha Klara Semenjaku.

Për zëvendës ministrin e Bujqësisë Dhimitër Kote, dhe Kreun e Bashkisë, Fation Duro këto festa shërbejnë për të promovuar zonën e Myqezesë.

“Sot në këtë zonë është një festë sepse këtu të gjithë fermerët demonstrojnë të tëra  prodhimet dhe produktet e tyre. Organizimi është bërë bukur është një nga festat më të bukura të traditës myzeqare e ndërthurur edhe me prodhimet e zonës e ndërthurur dhe me gatimet tradicionale, natyrisht dhe me veshjet tradicionale. Natyrshëm që është një zonë e lidhur me bujqësinë, me prodhimet bujqësore kështu që këto festa motivojnë, mobilizojnë por dhe përgjegjësojnë shtetin për ti ndihmuar akoma më shumë fermerët. “- tha Dhimitër Kote.

 “Është një traditë që e ndjekim prej 5 vitesh. Si çdo vit kemi patur një pjesëmarrje të konsiderueshme. Këtë panair tradicional e kemi zhvilluar sivjet në fushën sportive të kësaj zone ku banorët treguan  vlerat e zonës ,kulturën tonë njëkohësisht ja transmetojmë brezave.”- tha Fation Duro.

Panairi zhvillohet për të pestin vit radhazi në “Ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore” me qëllim ruajtjen e pasqyrimin e vlerave kulturore, zakoneve e riteve të zonës së Myzeqesë.

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion