Brezovica, një vizitë në
bjeshkët e Kosovës 
Gent Mati: Ju rrëfej magjinë e skive

Brezovica, një vizitë në<br />bjeshkët e Kosovës  <br />Gent Mati: Ju rrëfej magjinë e skive
BREZOVICË - E shtrirë mes maleve të Sharrit dhe bjeshkëve më të largëta shqiptare BREZOVICA është qendra më e afërt e skive me Shqipërinë. E krijuar diku rreth viteve 80-të shtrihet në një lartësi mbi nivelin e detit e cila arrin nga 1718m deri më 2522m. Ndodhet vetëm pak orë larg kryeqytetit shqiptar dhe rreth 1 orë e 30 minuta nga Prizreni. Në një hapësirë prej të paktën4 km ndodhen shtigjet e skijimit ku gjenden 9 teleferikë por aktualisht vetëm dy prej tyre punojnë, kjo si pasojë e viteve të gjata të lëna në harresë por edhe punës së zvarritur të punonjësve të resortit. E ndërsa gjerësisht flitet për privatizim të kësaj qendre skijimi, shumë shqiptarë të moshave të ndryshme por edhe nga vendet e tjera fqinje e kanë kthyer këtë destinacion në shtëpinë e tyre të skive. Çmimet tejet të arsyeshme të cilat nisin nga 10 europër një natë akomodimi kanë thithur pranë dashamirës jo vetem të skive por edhe të natyrës së virgjër dimërore. Që nga fëmijët e deri tek moshat më të mëdha i sheh në pistë dhe kupton se mes tyre gjenden si profesionistët ashtu edhe fillestarët.
Në mes të kësaj hapësire skijimi vizitorët dhe sportistët kanë mundësine t‘i gjejne te gjitha kushtet për një akomodim të ngrohtë. Që nga ushqimet tradicionale e deri tek kuzhinat ndërkombëtare deri tek argëtimin në klubet e ditës dhe të natës.
E ndërsa ‘kritikohen’ me kujdes mungesat në këtë qendër skijimi, vihet re se terreni është më i përshtatshëm për skiatorë profesionistë se sa për fillestarët. Megjithatë edhe këta të fundit kanë vendin e tyre pasi instruktorët e skive ndodhen në këtë qendër pikërisht për të mësuar elementet e para bazë por duhet përmendur këtu se kjo qendër skijimi ka edhe ski-lift-in e fillestarëve. Kritikat lindin teksa Brezovica krahasohet me destinacione të këtij lloji në perëndim ku në fakt edhe cmimet nuk kanë tëkrahasuar. Megjithëse një terren sfidues per profesionistet, për fillestarët Brezovica do të konsiderohej me mungesa, kjo pasi pa diskutim një skiator I vërtetë kërkon hapësira ku të fitojë shpejtësi të lartë, kërkon ndoshta edhe ndonjë cope akulli ti dalë papritur përpara,në mënyrë që
të bëjë ndonjë akrobaci mbi ski por për një te ri 14 vjec po themi, i cili hipën për herë të parë mbi ski, asnjëra prej këtyre nuk do tëmirëpritej. Ndërkohë përtej kufirti të Kosovës ndodhen resorte të kompletuara për familjarë e të rinj të cilat në fakt ofrojnë të gjitha kushtet komode, por le ta hemi hapur, mungon shpirti i aventurës i zëvendësuar në këtë rast me doza sigurie. Zgjedhjen e beni ju!

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024