Vritet pranë një hoteli në Nju Jork, Brian Thompson! Ishte CEO i UnitedHealthcare, një prej kompanive më të mëdha të sigurimeve shëndetësore në botë
Brian Thompson, CEO i divizionit të sigurimeve në UnitedHealthcare, u vra pranë hyrjes së Hotel Hilton në Midtown Manhattan nga një person me fytyrën e mbuluar me maskë skish. UnitedHealth Group është një nga korporatat më të mëdha në Shtetet e Bashkuara, me të ardhura prej 372 miliardë dollarësh vitin e kaluar.
Nju Jork – Brian Thompson, CEO i divizionit të sigurimeve në UnitedHealthcare, u vra pranë hyrjes së Hotel Hilton në Midtown Manhattan nga një person me fytyrën e mbuluar me maskë skish.
Ngjarja ndodhi në rrethana ende të paqarta, ndërsa policia e Nju Jorkut ka nisur një operacion për kapjen e autorit të krimit, i cili përshkruhet si i dobët, rreth 1.80 metra i gjatë dhe i veshur krejtësisht me të zeza.
Thompson nuk po qëndronte në hotel, por kishte ardhur në qytet për të marrë pjesë në një konferencë investitorësh, detajet e së cilës ishin publike. Autori i krimit e kishte pritur në trotuar dhe e qëlloi me armë në gjoks, në orën 7 të mëngjesit, nga një distancë shumë e afërt. Thompson u dërgua me urgjencë në spitalin Mount Sinai West, por fatkeqësisht ndërroi jetë pak më vonë.
Policia ka analizuar tashmë pamjet e kamerave të sigurisë, të cilat janë të shumta në rrugën 55, midis Muzeut të Artit Modern (MoMA) dhe Radio City Music Hall.
Thompson u emërua CEO në prill tre vjet më parë dhe drejtonte një nga njësitë më të rëndësishme të grupit të sigurimeve shëndetësore. Ai jetonte në Minesota.
UnitedHealth Group është një nga korporatat më të mëdha në Shtetet e Bashkuara, me të ardhura prej 372 miliardë dollarësh vitin e kaluar.
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:50
Pamje të rënda/ Vrasja e pronarit të kompanisë më të madhe të sigurimeve në SHBA, ja momenti kur autori e qëllon pas shpine (VIDEO)
Janë publikuar pamjet nga vrasja e biznesmenit amerikan, i cili u vra në qendër të qytetit Manhattan ditën e sotme.
Brian Thompson, CEO i UnitedHealthcare, po shkonte në hotelin Neë York Hilton në qendër të Manhattanit, i veshur me kostum dhe kravatë, për të marrë pjesë në një konferencë.
Në pamjet e publikuara nga 'Daily Mail', shihet që një person i armatosur, për të cilin hetuesit thonë se kishte pritur disa orë përpara se të mbërrinte Thompson, hapi zjarr nga disa metra larg, duke qëlluar disa herë pas shpine, duke e lënë të vdekur në vend dhe më pas largohet me biçikletë.
Pas bankave,kompanitë e sigurimeve janë mashtruesit më të mëdhenj...
Përgjigju