
Komandanti i trupave çeçene në Mariupol, Ruslan Geremeyev, i afërt me liderin çeçen Kadyrov dhe organizator i dyshuar i vrasjes së politikanit rus Boris Nemtsov, u plagos rëndë në Mariupol, qytetin e rrethuar nga rusët. Kështu raporton brigada Azov në Telegram.
"Në Mariupol, pas një bomabrdimi të pasuksesshëm në një shtëpi të zbrazët, Ruslan Geremeyev u plagos rëndë," thuhet në postim.
Lajmi kryesor:
Lajm i mirë nga Stambolli/ Ukraina i thotë 'po' neutralitetit me garanci, Rusia premton uljen e aktivitetit ushtarak rreth Kievit dhe Chernikiv! Sulmohet ndërtesa e qeverisë në Mykolaiv, 12 të vdekur












