TIRANE - Problemi i mos marrjes së shpërblimeve apo dietave nuk ndodh vetëm për punonjësit e Gardës së Republikës. Brigada logjistike, e cila varet nga Ministria e Mbrojtjes prej dy vjetësh nuk merr dietat edhe pse gjithçka duhet të bëhet nga xhepi i ushtarakëve të cilët marrin vetëm rreth 500 mijë lek të vjetra në dorë.

Me këto shpenzime ata përveç se do i shërbejnë familjes dhe punës, duhet të përballojnë edhe lëvizjet javore apo ditore jashtë Tirane, ose siç thuhet ditë shërbimi. Ushtarakët të cilët e kanë të pamundur për tu revoltuar, sepse nuk jua lejon ligji protestën (Neni 32: Punonjësve te Gardës u ndalohet te organizohen ne sindikata dhe te ushtrojnë te drejtën e grevës, si dhe te bëjnë grumbullime), ata  të paktën guxojnë për të thënë në mënyrë të nënzënshme problemin që po rrënon ekonominë e tyre familjare.

Ligji, e përcakton qartë që kur bëhen shërbime, 40% e dietës kalon paradhënie, ndërsa pjesa tjetër merret me vonë. Por kjo nuk respektohet, dhe dhunshëm është shkelur ligji. Burime nga Brigada e Logjistikës thotë se që prej dy vjetësh nuk janë marrë dietat, ndërsa prej muajit Janar të këtij viti janë prerë edhe lekët e ushqimit.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 23.08.2013
 
Redaskai Online
(b.m/shqiptarja.com)