Përbërësit:
- 4 patëllxhanë të mesëm
- 4 kunguj të njomë
- 4 patate të mëdha
- 4 domate të pjekura
- 4 thelpinj hudhër
- 2 qepë
- 2 lgj nenexhik i grirë
- 2 lgj borzilok i grirë
- 2 lgj majdanoz i grirë
- 1 filxhan vaj ulliri
- 1 filxhan ujë
- Kripë, piper
Përgatitja:
Presim perimet në feta të trasha, i vendosim në një tepsi të madhe dhe i përziejmë me kripë, piper, vaj ulliri dhe erëza të tjera sipas dëshirës. Shtojmë pak ujë dhe i përziejmë lehtë që të përthithet gjithçka mirë. E vendosim tavën në furrë të parangrohur në 200°C për rreth 1 orë, derisa perimet të zbuten dhe të marrin ngjyrë të artë. E shërbejmë të ngrohtë ose në temperaturë ambienti, me bukë të thekur ose djathë të bardhë anash.
Komente












