TIRANE- Çdo individ që lëshon apartamente apo ambiente me qira, do të paguajë në shtet tatim mbi këto të ardhurave. Drejtoresha e Përgjithëshme e Tatimeve Briseida Shehaj, ka bërë dje me dije se për këtë qëllim do të krijohet një hartë dixhitale ku do të regjistrohet çdo ambient i dhënë me qira nga individët.

“Administrata tatimore për herë të parë do të krijojë një hartë dixhitale të gjithë biznesit në Shqipëri, dhe jo vetëm të biznesit, por në bashkëpunim edhe me kompani private, do krijohet edhe një hartë e pasurive që lëshohen me qira”, tha Shehaj në një bashkëbisedim me gazetarët ku bëri publike rezultatet e deritanishme të betejës kundër korrupsionit.