Britani/ Anulohet linja e parë në botë e autobusëve pa shofer! Shkak mungesa e pasagjerëve

Britani/ Anulohet linja e parë në botë e autobusëve pa shofer! Shkak mungesa e pasagjerëve

Autobus

Një shërbim transporti me autobusë pa shofer që ishte i pari në botë i këtij lloji, është anuluar sot (17 dhjetor) në Britani prej mungesës së pasagjerëve.

Kompania CAVForth operonte autobusët me vetëdrejtim nga Fife drejt Edinburgh në Skoci që prej majit 2023, me një kapacitet prej rreth 10,000 pasagjerësh në javë, por për shkak se “përshtatja e pasagjerëve” në projektin pilot të financuar nga qeveria “nuk arriti pritshmëritë”  kompania njoftoi se do të mbyllet në shkurt 2025.

Kompania CAVForth ishte një bashkëpunim mes disa universiteteve angleze dhe kishte kushtuar 6.1 miliardë paundë, dy të tretat e të cilave nga fondi i qeverisë për “Lëvizjen Inteligjente’.

Autobusët pa shofer kanë sensorë që i bëjnë të udhëtojnë në rrugët e përcaktuara me shpejtësi deri në 80 km në orë.

Në çdo udhëtim ata ndryshojnë mes udhëtimit autonom dhe ati manual, ku kontrollohen nga kompjuteri.

Ndërsa një “shofer sigurie” qëndronte ulur në sediljen e drejtimit për të monitoruar teknologjinë edhe kur kontrollohet nga kompjuteri, ndërsa një tjetër person funksionon si faturino dhe ndihmon pasagjerët.

Kompania shtonte se partnerët e projektit do të eksplorojnë mundësi të reja për teknologjinë e automjeteve pa shofer në zona të ndryshme të Britanisë, shkruan BBC.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Temperatura deri në 18 gradë celsius, parashikimi i motit për sot

Temperatura deri në 18 gradë celsius, parashikimi i motit për sot