Britani, dorëhiqet  fituesi i Brexit
Farage: Arrita objektivin tim 

Britani, dorëhiqet  fituesi i Brexit<br />Farage: Arrita objektivin tim 
Nigel Farage  largohet nga drejtimi i Partisë së Pavarsisë  së Britanisë. Ndonëse ai u shpall fitues i referendumit Brexit, Farage zgjodhi të largohet.
“E arrita objektivin tim . Nuk kam dëshiruar të kem politikën si profesion. Dua t'i rikthehem jetës sime. Por do tëv ijoj të mbështes lëvizjet për pavarsi në të gjithë Europën” u shpreh Farage në një dalje për mediat.  

Ishte pikërisht ai që tha se vendi ka nevojë për një kryeministër Brexit.Madje gjatë një interviste për emisionin ‘’Good morning Britain’’ disa orë pas rezultatit të referendumit, Farage tha  se nuk do të përmbushë një nga premtimet kryesore për të cilat është votuar.    Ai iu largua  permtimit ku deklaronte se 360 milionë sterlinat që shkonin për Bashkimin Europian, do i investonte për mirëqënie dhe shëndetësi .

Pak ditë më parë Farageu bë protagonist në mbledhjen e  Brukselit .  Jo vetëm përplasja me presidentin e  Komisionit Europian Juncker por edhe fishkëllimat e eurodeputeteve e kthyen Farage në qendër te vëmendjes.
 
Kjo është dorëheqja e tretë pas largimit të kryeminisitri Cameron dhe ishkryebashkiaut Boris Johnson i cili u largua nga gara per kreun e Doëning Street.

Pak jave më parë Britania nëpërmjet referendumit vendosi të jetë jashtë BE ndërsa vendet e unionit kërkojnë që ky proces të jetë sa më i shpejt.

Redaksia online
(e.m/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Iu gjet 16 kg kokainë në makinë, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali

Iu gjet 16 kg kokainë në makinë, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali