Britania fillon testet ndaj njerëzve për një vaksinë kundër COVID-19/ 500 persona pjesë e projektit të Oksford, vullnetarja tregon rreziqet e nismës

Britania fillon testet ndaj njerëzve për një vaksinë kundër COVID-19/ 500 persona pjesë e projektit të Oksford, vullnetarja tregon rreziqet e nismës

Britania e Madhe është duke filluar gjatë kësaj jave testet njerëzore për zbulimin e një vaksine të mundshme për COVID-19. Vendi shpreson që vaksina të jetë e disponueshme për mjekët e infermjerët që punojnë në vijën e parë dhe më të prekurit para përfundimit të vitit.

Një nga 500 personat që morën pjesë në projektin e Universitetit të Oksfordit, duke shprehur privilegjin për të qenë pjesë e “skuadrës” së Oksfordit për zbulimin e vaksinës ka treguar për BBC arsyet që e shtynë të nënshkronte emrin.

“Pash njoftimin për projektin e Universitetit të Oksfordit në Twitter disa javë më parë. Vura re kriteret kryesore  dhe i përmbushja ato, kështu që vendosa të marrë pjesë. Se di pse, por kisha ndjesinë dhe doja të luaja rolin tim si individ në të gjithë kërkimin që po bëhet për këtë vaksinë”, ka thënë ajo.

E pyetur se nëse ishte e shqetësuar gjatë këtij procesi, pacientja e cila është njëkohësisht edhe nënë e dy fëmijëve, shprehet se: “Po. Dua të them se do të isha e çmendur nëse nuk do të isha. Por gjatë takimit me një mjek dhe një infermiere na u bë e ditur që ka një fije rreziku në të gjithë këtë, pra është ekzistent rreziku, por unë kam përshtypjen se po menaxhohet mirë.”

Mirëpo cili është ky rrezik?

Pacientja ndaj së cilës do të bëhen testet njerëzore në Britani shprehet se gjatë testimeve, pacient të ndryshëm reagojnë ndryshe ndaj vaksinës kur infektohen me COVID-19 dhe kjo është arsyeja pse ata mund të jenë në rrezik.

Nga ajo çfarë unë kuptoj është se sikurse për çdo testim njerëzor për vaksina, unë ( ose çdo person tjetër në përgjithësi) mund të reagojmë ndaj këtij testimi. Pra ky ka një efekt anësor dhe nëse unë bie në kontakt me COVID-19, gjërat mund të kthehen në më teper serioze për shkak të vaksinës (pra varet se si do të reagoj trupi ndaj infektimit me virusin pasi është injektuar vaksina)”.

1587598176_863d5aba193c4c3bbbc249aabdfb9035.jpg

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kryetarit të Komunës së Strugës i konfiskohet pasaporta

Kryetarit të Komunës së Strugës i konfiskohet pasaporta