LONDËR, 30 qershor /ATSH-AFP/ - Kryeministri britanik, David Cameron u shpreh i gatshëm për të punuar me Jean-Claude Juncker, në një marrëdhënie të ekuilibruar, ndërkohë që duhet të shprehet në Parlament pas dështimit të tij për të bllokuar emërimin e presidentit të ri të Komisionit Evropian.
"Gjatë fushatës së tij, Jean-Claude Juncker u shpreh i gatshëm për t'iu përgjigjur shqetësimeve të Britanisë së Madhe dhe ka manifestuar angazhimin për të punuar për arritjen e një marrëveshjeje objektive me vendin tonë", theksoi kryeministri britanik, për të përditshmen "Daily Telegraph".
"Nuk jam kundër një integrimi të mëtejshëm në Eurozonë. Mendoj se kjo është e pashmangshme. Anëtarët e Eurozonës duhet të marrin vendimet e tyre. Por di që britanikët nuk dëshirojnë të bëjnë pjesë", theksoi Cameron.
David Cameron dështoi të premten në bllokimin e emërimit të Jean-Claude Juncker në krye të Komisionit Evropian, por synon mbi të gjitha të punojë për të përmirësuar lidhjet e vendit të tij me BE-në.
"Jam i gatshëm të avancoj dhe të vazhdoj të luftoj për të mbrojtur interesat e Britanisë së Madhe", shtoi kryeministri britanik.
David Cameron hodhi poshtë idenë se votimi në mbështetje të Juncker i kishte dhënë një goditje fatale stategjisë së tij për të rinegociuar qëndrimin e Britanisë së Madhe në Bashkimin Evropian.
Kryeministri britanik, David Cameron i telefonoi Juncerit për ta uruar duke e përshëndetur angazhimin e tij për gjetjen e një marrëveshjeje të mirë për Britaninë e Madhe.
Gjatë fushatës për të zgjedhur presidentin e ri të Komisionit, Cameron ndërmori luftë kundër Juncer duke nënvizuar se ishte "personi më i papërshtatshëm" për të drejtuar këtë institucion./
/ec/
/Shqiptarja.com