Britani e Madhe - Një çift shqiptar janë dënuar me nga dy vite dhe 7 muaj burg pasi në shtëpinë e tyre në Birmingham autoritetet britanike gjetën 51,450 paund dhe sasi kanabisi.
Kristian Lleshi, 35 vjeç dhe Xhuljana Trimi, 29 vjeçe të arrestuar një vit më parë kishin fshehur në papafingo 7 kg kanabis në qese të paketuara me vakum dhe 2 kg të tjerë në një qese në shkallët e shtëpisë së tyre, shkruan BBC.
Si provë material u sekuestruan gjithashtu shumë sende me të shtrenjta, përfshirë bizhuteri ari, çanta dore dhe këpucë.
Sipas BBC Trimi kishte deklaruar se nuk ishte në dijeni të drogës apo parave të gatshme dhe se e kishte njohur Lleshin vetëm për tre muaj nëpërmjet në një një lavazh makinash në Banbury.
Por faqja e saj në Facebook tregoi se çifti kishte qenë në një lidhje që të paktën nga viti 2023.
Komente





