Duka i Edinburgut është shtruar në një spital në qendrës të Londrës për t’iu nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.
Sipas Pallatit Mbretëror, operacioni do të zhvillohet ditën e mërkurë. Ndërhyrja do të bëhet në pjesën e legenit. Princi Philip 96 vjeç u tërhoq nga detyrat e tij mbretërore gushtin e vitit të kaluar.
Lartësia e tij Duka i Edinburgut u shtrua në spitalin Mbreti Edward VII në Londër pasditen e sotme, për një operacion të planifikuar ditën e nesërme. Informacionet e mëtejshme do të jepen kur të jetë e nevojshme.
Njoftimi i familjes mbretërore britanike
Në vitin 2011, Princi Philip mori trajtim mjekësor për bllokimin e një arterie koronare, ndërsa në vitin 2012 pati infeksion në fshikëz.

Më pas, në qershor të vitit 2013 u operua duke qëndruar i shtruar 11 ditë në një klinikë private në Londër. Në vitin 2014, ai iu nënshtruar një ndërhyrje të vogël në dorën e djathtë.
Komente
