Britani e Madhe, frikë për sulme
paralizohet trafiku në Dove

Britani e Madhe, frikë për sulme<br />paralizohet trafiku në Dove
Mijëra qytetarë kanë kaluar natën në automjete, të bllokuar në autostradën që të çon në portin Dover në Britani. Frika e një sulmi terrorist në një nga tragetet vuri në alarm autoritetet duke i detyruar qytetarët që të presin për 15 orër në radhë.
 
Shumë shpejt situata u shndërrua në kaos, ndërsa Londra u detyrua të shtojë personelin në kufi duke aktivizuar edhe helikopterë të cilët u kanë shpërndarë ujë dhe ushqim shtetasve të bllokuar.
 
Sipas zyrtarëve vonesat do të vijojnë deri ditën e nesërme. Autoritetet portuale në Dover kishin denoncuar më herët mungesën e personeli nga ana franceze duke pasur parasysh numrin e madh të pushuesve që lëvizin në Europën kontinentale.
 
Por pavarësisht të gjithave policia konfirmoi se mbi gjithçka në plan të parë vjen siguria duke riktheksuar nevojën për kontrolle më të mëdha përballë rrezikut të sulmeve që kanë goditur së fundmi shtetet europiane.

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Ka disa gjëra për të rishikuar... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Ka disa gjëra për të rishikuar... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot