Britani e Madhe, Paul Nuttall
zgjidhet lideri i ri i Ukip

Britani e Madhe, Paul Nuttall<br />zgjidhet lideri i ri i Ukip
Partia për Pavarsinë e Mbretërisë së Bashkuar ka tashmë një lider të ri, ai është eurodeputeti Paul Nuttall i cili u zgjodh me 62% të votave.

Emri i tij u bë public gjatë asamblesë të partisë euroskeptike të mbajtur në Londër. Ai do të zërë vendin e Nigel Farage një nga politikanët i cili ka bërë fushatë të fuqishme që Britania të votonte në referendum për Brexit daljen nga Bashkimi Europian.


39 vjecari Nuttall premtoi se do të bashkonte partinë.

“Do të jemi zëri patriotik i punëtorëve. Është e domosdoshme të garantojmë që rezultati i referendumit të respektohet” u shpreh ai duke akuzuar laburistët se kanë humbur kontaktet me zgjedhësit e tyre.  

Ai vjen në krye të partisë pasi shumë prej të zgjedhurve nuk arritën ta mbanin atë post. E sapozgjedhura James dha dorëheqjen 10 ditë pasi fitoi, më pas nuk përfundoi me kaq pas një zënke mes deputetëve Steven Ëoolfe një nga favoritët për të ardhur në krye të partisë u godit.

Redaksia Online
(E.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Rezultati u vendos me fotofinish, Noah Lyles njeriu më i shpejtë në botë

Paris 2024/ Rezultati u vendos me fotofinish, Noah Lyles njeriu më i shpejtë në botë