LONDER - Mbi 100 mijë persona manifestuan sot në Londër kundër shkurtimeve në buxhet të vendosura nga qeveria e David Cameron. Përveç të rinjve dhe të papunëve, sfiduan nëpër rrugët e qendrës së qytetit edhe zjarrfikësit, infermierët dhe mësuesit. Njëkohësisht, manifestime të tjera u zhvilluan në Belfast, në Irlandë dhe në Glasgow, në Skoci.
Sipas mediave ndërkombëtare, bëhet fjalë për manifestimin më të madh të organizuar nga fillimi i vitit në Britaninë e Madhe. Marshimi quhet “A Future That Works” dhe u organizua nga sindikata më e madhe britanike, Trade Union Congress.
Manifestimi u mbyll me një miting në Hyde Park, ku foli edhe lideri i opozitës, Ed Miliband i Partisë Laburiste: në fjalimin e tij, Miliband tha se duhej të taksoheshin bonuset e bankierëve dhe të çohej përpara një plan për të ndërtuar 100 mijë shtëpi. Miliband gjithashtu u shpreh në favor të privatizimit që po i bëhet sistemit shëndetësor kombëtar në Britaninë e Madhe.
Bob Crow, lider i Unionit Kombëtar të Transporteve, njoftoi se në javët e ardhshme do të organizohej një grevë 24 orëshe. Përfaqësuesit e sindikatës britanike deklarojnë se ka mbi 2.5 milionë persona të papunë dhe se në tre vitet e fundit niveli i rrogave ka ardhur gjithmonë në ulje.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com