Mançesteri u trondit sot nga një sulm me thikë në Sinagogën e Komunitetit Hebraik të Parkut Heaton, ku të paktën tre persona u plagosën ndërsa sulmuesi u qëllua për vdekje nga policia.

Sipas dëshmitarëve fillimisht autori përplasi me makinë disa persona dhe më pas plagosi disa të tjerë teksa ishin mbledhur për festën më të shenjtë në kalendarin hebraik.

Kryetari i bashkisë së qytetit, Andy Burnham, e përshkroi incidentin si "serioz", duke theksuar se nuk ka më "rrezik të menjëhershëm" për komunitetin pas ndërhyrjes së policisë.

Kryeministri Keith Starmer shkroi në X se ishte i tronditur nga kjo ngjarje.

“Jam i tronditur nga sulmi në sinagogën Crumpsall. Fakti që kjo ndodhi në Yom Kippur, ditën më të shenjtë në kalendarin hebraik, e bën situatën edhe më të tmerrshme”, tha Starmer.

Pas kthimit në Britani, Starmer tha se oficerë shtesë po dërgoheshin në sinagoga në të gjithë vendin. Po ashtu ai deklaroi po ashtu se po bëjnë gjithçka për ta mbrojtur komunitetin e tyre hebre të sigurt. Ndërsa i shpreh ngushëllime edhe familjes së viktimave.

"Ne do të bëjmë gjithçka për ta mbajtur komunitetin tonë hebre të sigurt", tha për mediat kryeministri Britanik.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:21
Sulmi me thikë në një sinagogë në Mançester, Starmer: Do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur komunitetin tonë hebre

1759429388_stardd.JPG

Pas sulmit me thikë në një sinagogë në Mançester, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer u largua më herët nga  samit europian në Danimarkë.

Gjatë kthimit në Britani, Starmer tha do të thërrasë një takim të komitetit të emergjencës së qeverisë, i njohur si Cobra, në përgjigje të sulmit në Yom Kippur, dita më e shenjtë e kalendarit hebraik.

Starmer po ashtu tha se oficerë shtesë po dërgoheshin në sinagoga në të gjithë vendin, teksa deklaroi po ashtu se po bëjnë gjithçka për ta mbrojtur komunitetin e tyre hebre. Ndërsa kryeministri britanik i shprehu ngushëllime edhe familjes së viktimave.

"Ne do të bëjmë gjithçka për ta mbajtur komunitetin tonë hebre të sigurt. Kjo nuk është një urrejtje e re, kjo është diçka me të cilën hebrenjtë kanë jetuar gjithmonë.

Duhet të jemi të qartë, është një urrejtje që po rritet përsëri dhe Britania duhet ta mposhtë atë përsëri. Në emër të kombit, dua t'u shpreh ngushëllimet e mia familjeve dhe viktimave të prekura.

Dua të falënderoj policinë e Mançesterit të Madh, ekipet e ndihmës së shpejtë dhe ata specialistë të përkushtuar të sigurisë, nuk ka asnjë dyshim se ata kanë parandaluar një tragjedi edhe më të madhe, dhe ne i falënderojmë ata për trimërinë e tyre.", tha Starmer.

Ora 16:33
Manchester, policia e shpall sulmin në sinagogë “incident terrorist”

1759415750_sulmimanchester.JPG

Zëvendës-komisioneri Laurence Taylor, kreu kombëtar i policisë kundër terrorizmit në Britani, deklaroi se sulmuesi është vrarë nga policia dhe se besohet se autoritetet tashmë e kanë identifikuar atë. “Bazuar në atë që dimë deri tani, policia kundër terrorizmit e ka shpallur këtë një incident terrorist,” u shpreh Taylor në një konferencë për shtyp përpara ndërtesës së Scotland Yard në Londër. Ai gjithashtu konfirmoi se janë kryer edhe dy arrestime shtesë në lidhje me ngjarjen. Taylor e cilësoi sulmin ndaj komunitetit hebre në ditën e shenjtë të Yom Kipurit si “shkatërrues” dhe shtoi se policia po “riaktivizohet me shpejtësi” për të garantuar sigurinë dhe për të qetësuar komunitetin hebre në mbarë vendin.