“Brexit më lë pa gjumë” kështu është shprehur kryeministrja britanike Theresa May gjatë një interviste për ''Sunday Times''.

Ajo ka rrëfyer se ndihet e vënë në provë, pasi Brexit, dalja e Mbretërisë së Bashkuar nga Unioni, është një proces i vështirë.

“Ka shumë çështje të ndërlikuara që duhen përballuar në mënyrë që të kemi marrëveshjen më të mirë të mundshme dhe të përballemi me sfidat e reja” u shpreh May.

Ndërsa kanë kaluar 6 muaji që kur u mbajt referendumi, në vend kanë nisur edhe përplasjet e qeverisë me institucionet e vendit.

Guvernatori i bankës së Anglisë Mark Varney ka kërkuar dy herë që shoqërive t’u garantohet një periudhë dy vjecare që të qëndrojnë brenda tregut të përbashkët europian e në këtë mënyrë do të parandalohet një rënie drastike e ekonomisë kombëtare.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com