Britani - Një varkë turistike me 31 turistë është përmbytur në ujërat e lumit “Mersey”. Të gjithë turistët që ndodheshin në bordin e varkës turistike u shpëtuan nga forcat e shpëtimit, ku 17 prej tyre u dërguan në spitalin “Royal” pasi ishin tepër të tronditur nga ngjarja.
Forcat e shpëtimit thanë se ndërmjet personave të shpëtuar ndodhej edhe një fëmijë 2 vjeçar. Nëna e dy – vjeçarit tregoi e frikësur momentet e fundosjes së varkës dhe se e kishte mbajtur fëmijën e saj mbi ujë deri në momentin që mbërritën forcat e shpëtimit.

Njëri prej pasagjerëve pohoi se në barkën turistike kishte gjithashtu edhe pleq të cilët kishin përjetuar momente tmerri. Kurse një dëshmitar okular tha se barkës i’u deshën vetëm 4 minuta për t’u fundosur, por fatmirësisht policia, ambulanca dhe forcat ajrore mbërritën shpejt në vendngjarje pas lajmërimit.
Kjo është hera e dytë brenda tre muajsh që një varkë e tillë turistike fundoset.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com