Britani, gjaku i Ronald Reagan del në ankand

BRITANI- Kompania e ankandeve PFC, me bazë në Gernsej, në Kanalin e Ishujve Britanikë, vendosi një foto të kampionit të gjakut të vendosur në një enë të vogël, që mbante emrin e presidentit të dikurshëm duke e nxjerrë atë në një ankand. Fondacioni i ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara, Ronald Reagan, ka shprehur irritimin e tij pasi mësoi se një kampion i gjakut të tij ishte vënë në shitje në një ankand online. Kompania e ankandeve PFC, me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, deklaron se gjaku ishte marrë nga Reagan pas dështimit të atentatit për vrasjen e tij në vitin 1981. Faqja e internetit e PFC vendosi ofertën fillestare prej 6.270 stërlinash ditën e martë. John Heubusch, drejtor ekzekutiv i fondacionit të ish-presidentit, deklaroi se nëse kjo është e vërtetë, ai do të luftojë për të ndalur këtë akt të turpshëm. Heubusch ka deklaruar: “Nëse kjo histori rezulton e vërtetë, atëherë kemi të bëjmë me një akt të ulët dhe ne do të përdorim çdo mjet ligjor për ta ndalur shitjen”. Më tej ai shtoi se, spitali ku ish-presidenti Reagan u trajtua ka siguruar fondacionin se një hetim është hapur për të zbuluar se si mund të ketë ndodhur një gjë e tillë.
(s.ç/ shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen