Policia britanike apelon për gjetjen e një adoleshenti shqiptar i cili rezulton i humbur prej 5 ditësh. Mario Bibaj është parë për herë të fundit në Hastings të shtunën me datë 6 gusht.

Sipas raportimit të mediave britanike 17-vjeçari nuk ka marrë me vete rroba rezervë, sende personale apo para.

Autoritetet britanike shprehen se djali me origjinë nga Shqipëria nuk e flet mirë gjuhën angleze. Para se ai të zhvendosej në Hastings ai ka jetuar në Kent.
 
Djali herën e fundit kur u pa ai kishte veshur një bluzë të zezë dhe xhinse blu. 

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com