Britani/ Ish-sekretari i Jashtëm, Boris Johnson kryeson në garën për marrjen e postit të kryeministrit të ardhshëm

Britani/ Ish-sekretari i Jashtëm, Boris Johnson kryeson në garën për marrjen e postit të kryeministrit të ardhshëm

Ish-sekretari i Jashtëm i Britanisë, Boris Johnson kryeson sërish edhe në raundin e dytë të votimit në garën për marrjen e postit të Partisë Konservatore. Johnson ka siguruar 126 vota nga anëtarët e partisë.

Votimi u krye në Dhomën e Ulët, dhe morën pjesë 313 deputetët e partisë, ku Johnson u pasua nga sekretari i Jashtëm Jeremy Hunt me 46 vota.

Michael Gove, sekretari i Mjedisit, mori 41 vota, sekretari i Zhvillimit Ndërkombëtar Rory Stewart siguroi 37 vota, sekretari i Brendshëm Sajid Javid 33 dhe Dominic Raab, ish-sekretari i Brexit-it, 30 vota.

Raundi tjetër pritet të zhvillohet nesër ku do të kalojnë Jonson, Hund, Gove, Stewart dhe Javid.

Rab u eleminua nga gara pas marrjes së më pak se 33 votave që është pragu i nevojshëm për të kaluar në raundin tjetër.

Në raundin e ardhshëm, Boris Johnson do të përballet me katër kandidatë të tjerë.

126 votat e Johnsonit paraqesin një rritje për 12 vota nga numri i votave që mori në raundin e parë, që ishte 114.

Johnson, si në raundin e parë të votave, është i vetmi kandidat që ka marrë mbi 100 vota.

Në qoftë se në raundin e fundit Johnson arrin të ruajë këtë kryesim do të marrë postin e kryeministrit të ardhshëm të Britanisë.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë