Britani, Johnson: S’ka arsye për të
anuluar vizitën e Trump në Angli

Britani, Johnson: S’ka arsye për të<br />anuluar vizitën e Trump në Angli

Sekretari i Jashtëm i Britanisë, Boris Johnson, ka deklaruar ditën e djeshme se nuk ka asnjë arsye për anulimin e vizitës së presidentit amerikan, Donald Trump, në Angli, pavarsisht kundërshtimeve në vend.

“Ai është shef i zgjedhur i shtetit i aleatit tonë më të afërt dhe më të rëndësishëm, prandaj absolutisht nuk ka arsye”, është shprehur Johnson.

Gjithashtu kryeministrja britanike, Theresa May, ka deklaruar se ftesa e Anglisë për një vizitë zyrtare drejtuar presidentit Trump, vazhdon të jetë e vlefshme.

Ndërkohë peticioni kundër vizitës së Trump në Britaninë e Madhe ka arritur në 1.3 milionë firma.

Gjithashtu edhe tre nga partitë më të mëdha opozitare në vend janë shprehur kundër kësaj vizite dhe kanë kërkuar anulimin e saj. Trump pritet ta vizitojë Anglinë në muajin shkurt.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje