BRITANI - Gjatë shfaqjes së premierës së filmit për fëmijë “Madagascar 3”, në një kinema në Britaninë e Madhe, projektuesit gabimisht vendosën filmin “Paranormal Activity 4”, thriller mbinatyror. Më shumë se 25 familjarë u tmerruan kur kuptuan se çfarë po shihnin fëmijët e tyre, pjesa më e madhe e të cilëve ishin nën moshën 7 vjeç.

Ndonëse sekuenca e parë nga fëmijët ishte jo më shumë se 2 minuta, të vegjlit dolën nga kinemaja të tmerruar dhe duke qarë.

Thrilleri Paranormal Actitivity, konsiderohet si një ndër filmat më të frikshëm të këtyre viteve, ku gjatë shfaqjes së parë në Kaliforni tmerroi publikun.

Përsa i përket episodit në kinema “Cineworld” të Nottingamit, sipas drejtuesve bëhej fjalë për një gabim teknik.

(ed.ka/Shqiptarja.com)