Britani, kryeministrja Theresa May
firmos letrën që nis zyrtarisht Brexit

Britani, kryeministrja Theresa May<br />firmos letrën që nis zyrtarisht Brexit
ANGLI-Kryeministrja Theresa May, ka firmosur letrën e cila do të fillojë zyrtarisht procesin e largimit të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.
 
Sipas njoftimit zyrtar letra do t'i dorëzohet presidentit të Këshillit Evropian, Donald Tusk, ditën e sotme.

Pikërisht ora 13:30 kur Tusk merr në dorë letrën e firmosur nga kreu i Downing Street është një moment historik për Britaninë dhe të ardhmen e Unionit Evropian. 

Letra e kryeminsitres May, do t'i dorëzohet presidentit të Këshillit Evropian, nga ana e ambasadorit britanik, Tim Barrow

Ndërkohë që kryeministrja britanike do t'i drejtohet  Dhomës së Komunave ku do t'u tregojë deputetëve se nisja zyratarisht e Brexit, shënon edhe momentin që vendi të bashkohet.
  
Ndërkohë që nga nisja zyrtare e Brexit na ndajnë vetëm pak orë, kryeministrja May, ka deklaruar se gjatë zhvillimit të negociatave, ajo do të mbajë premtimin e bërë për
"të përfaqësuar çdo person në Britaninë e Madhe", duke përfshirë edhe qytetarët e Bashkimit Evropian të cilët jetojnë në Angli, ku për të cilët ende nuk është vendosur statusi që do të kenë pas përfundimit të Brexit.
 
"Qëllimi im është që të marrë marrëveshjen më të mirë për të gjithë qytetarët e Britanisë së Madhe. Në këtë moment historik për të gjithë ne, vlerat, interesat dhe ambicjet tona munden dhe duhet të shërbejnë për të na bashkuar", është shprehur May.
 
Nga ana tjetër lideri i Partisë Laburisete, Jeremy Corbyn, ka deklaruar se partia e tij e repekton vendimin e qeverisë që vendi të dalë nga BE-ja, si dhe ka paralajmëruar "një dështim kombëtar me përmasa historike", nëse May nuk siguron mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve.
 
"Britania do të ndryshojë si rezultat i nisjes së Brexit, por pyetja është se si do të ndryshojë", tha Corbyn.

Proçesi i daljes nga Unioni pritet të zgjasë 2 vite ndërsa Brukseli është shprehur se nuk ka asnjë motiv për të qënë i shqetësuar për të ardhmen e Evropës, ndërsa vetë kryebashkiaku i Londërs Sadiq Khan u shpreh se kryeqyteti britanik do të vijojë të jetë i hapur për kontinentin e vjetër.


[gallery]21632[/gallery]

Redaksia Online
D.T/e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar