BRITANI/ Kultivonin kanabis, arrestohen 4 shqiptarë, zbulohet deklarata e tyre: Më mirë në burg, se në Shqipëri

BRITANI/ Kultivonin kanabis, arrestohen 4 shqiptarë, zbulohet deklarata e tyre: Më mirë në burg, se në Shqipëri

Autoritetet britanike kanë arrestuar katër shqiptarë në një shtëpi bari për kultivimin e kanabisit.

Shtetasit shqiptarë të identifikuar si Runi Firaku, Drillon Sulaj, Andi Zyberaj dhe Ermir Zyberaj u arrestuan gjatë një aksioni policor në Kent, në muajin gusht të këtij viti.

Runi Firaku, 43-vjeç, kishte vetëm pesë ditë brenda banesës, pasi kishte mbërritur legalisht në Britani më 5 gusht, raportojnë mediat e huaja.

Ata u gjetën teksa kultivonin 347 bimë kanabisi, që nëse do të hidheshin të treg, do të kapnin vlerën e 260 mijë paund.

Prokurori Timothy Devlin tha në sallën e gjyqit për njërin nga të arrestuarit: “Kur u pyet nga policia nëse e dinte se ishte e paligjshme rritja e këtyre bimëve, ai tha ‘burgu është më mirë se Shqipëria’”.

Ata mohuan të kishin njohje me njëri-tjetrin dhe thanë se ishin transportuar ilegalisht në Britani, në pjesën e pasme të një furgoni. Para gjykatësit, avokatët mbrojtës thanë se shqiptarët ishin nën presion për t’i shlyer borxhin trafikantëve. Ata u dënuan me 7 dhe 8 muaj burg.

Avokati i Sulaj, 32-vjeç, Kerry Waite, tha se ishte 'vënë nën presion' për të shlyer borxhin e tij prej 20 mijë paund ndaj kontrabandës së njerëzve që kishte organizuar hyrjen e tij të paligjshme në Britani në mars të këtij viti.

Ndërsa, Andi Zyberaj, 35-vjeç dhe Ermir Zyberaj, 32-vjeç, të cilët nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin, ishin kontrabanduar gjithashtu në Britani, ku njëri kishte hipur në pjesën e pasme të një furgoni, ndërsa tjetri me kamion, të cilët jetonin në Luton.

Gjykata u tha se Ermir Zyberaj po shlyente një borxh prej 50 mijë eurosh, por nuk u tha nëse kjo ka të bëjë edhe me kontrabandën e njerëzve.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë